Mbaron afati! Avokatët e Berishës nuk kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore për liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha, me qëllim që t’ju jepet kohë avokatëve mbrojtës, që të dorëzojnë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Mirëpo, avokatët e Berishës nuk kanë bërë asnjë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Vetë GJKKO, përmes një njoftimi për mediat, shprehet se tek sekretari i gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Njoftimi:

Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin!

Lajme të tjera |  Nga 1 korriku hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve Shqipëri–Itali, ISSH publikon udhëzuesin zyrtar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us