Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marinës “Libra” ka mbërritur mëngjesin e së premtes në ujërat e Shëngjinit.
Rreth orës 08:00, pritet të ankorohet në portin detar të Shëngjinit, ndërsa sipas të dhënave, në bord janë vetëm 8 emigrantë egjiptianë, të cilët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse dhe më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.





