“Mbi 8 mijë qytetarë votuan për Ilir Metën”,Tedi Blushi: Për ne janë heronj! Beteja opozitare e PL do të vazhdojë

Sekretarit i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bëri një deklaratë për mediat, përmes të cilës falënderon të gjithë ata qytetarë që në zgjedhjet e 11 Majit ia besuan votën e tyre Ilir Metës, i cili kandidoi në listën e hapur të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

“Në emër të Partisë së Lirisë dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë mbi 8 mijë qytetarë të ndershëm dhe patriotë, të cilët votuan më 11 Maj për Ilir Metaj, duke i qëndruar besnikë vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe duke injoruar me guxim e kurajë të lartë partriotike gjithfarë presionesh të Narkoshtetit”, u shpreh Tedi Blushi.

Më tej ai tha se “beteja opozitare e Partisë së Lirisë do të vazhdojë me vendosmëri kundër kësaj keqqeverisje, që e ka renditur sot Shqipërinë vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.”

Deklarate për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi:

Në emër të Partisë së Lirisë dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë mbi 8 mijë qytetarë të ndershëm dhe patriotë, të cilët votuan më 11 Maj për Ilir Metaj, duke i qëndruar besnikë vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe duke injoruar me guxim e kurajë të lartë partriotike gjithfarë presionesh të Narkoshtetit.

Lajme të tjera |  Një telefonatë nga Tirana fut në "sherr" Melonin me Macronin

Për Partinë e Lirisë, ata nuk janë thjesht votues, por heronj, simbole të lirisë dhe karakterit të pathyer, që nuk e shitën dinjitetin e tyre por luftuan me mish dhe me shpirt përballë një makinerie kriminale shtetërore, që shkatërroi standardet zgjedhore, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Një falënderim të veçantë për të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë strukturat e PL që u angazhuan në këtë proces zgjedhor, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, të cilët punuan me përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme në çdo njësi dhe qendër votimi, duke i garantuar se puna, përkushtimi, sakrificat dhe kontributet e tyre të paharrueshme do të jenë përherë të vlerësuara, veçanërisht si kontribute për demokracinë, për shtetin dhe për vendin.

Një falenderim të veçantë për të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e Partise se Lirise, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit.

Lajme të tjera |  Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Ne do të bëjmë një analizë të thelluar dhe transparente për çdo njësi dhe çdo qendër votimi, jo vetem për të faktuar masakrën zgjedhore që ka ndodhur, por edhe rolin dhe misionin e gjithsecilit.

Beteja opozitare e Partisë së Lirisë do të vazhdojë me vendosmëri kundër kësaj keqqeverisje, që e ka renditur sot Shqipërinë vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.

Kauzat madhore, për të cilat Ilir Metaj ka luftuar dhe do të luftojë gjithmonë, do të mbrohen me zë të forte, si kurrë më parë, nga Partia e Lirisë dhe përfaqësuesit e saj në Parlament, Këshillat Bashkiakë dhe kudo.

Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë nuk i ndalë dot askush në misionin e tyre patriotik për mbrojtjen e interesit kombëtar, për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtë, në mbrojtje të votës së lirë dhe të kauzave madhore për të cilat ne kemi luftuar dhe do të luftojmë gjithmonë, pavaresisht sakrificave qe do te kerkohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us