Mbi gjysmë metër dëborë në zonat malore të juglindjes, mungesë energjie elektrike në disa fshatra

Nga reshjet e dëborës është përfshirë edhe zona malore e bashkisë Maliq. Në rrugën lidhëse Lozhan-Moglicë situata është nën kontroll, borëpastrueset ndodhen në terren për pastrim dhe kriposje ndërkohë ju bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe në raste edhe zinxhirët.

Në para të mëngjesit të sotëm tona e juglindjes u përfshi nga reshjet e dëborës në lartësinë mbi 700 metra.

Reshje intensive të dëborës u regjistruan në majën e Mashkullorës ku trashësia e dëborës shkoi deri në 50 cm.

Aktualisht nuk raportohen problematika me qarkullimin ndërsa sa i përket energjisë elektrike gjatë ditës së sotme ka pasur mungesë të energjisë elektrike në fshatra të thellë malor për shkak të amortizimit të rrjetit.

Lajme të tjera |  E reja e Rugovës përfshihet në politikë, kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj

Dëbora në qarkun e Korçës ka ulur ndjeshëm edhe temperaturat.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us