Mbijetesa dhe vendi i 4-të në “Final – Four”, vetëm 3 pikët bëjnë punë në “Adush Muça”

Bylis – Partizani është njën nga duelet e javës së 35-të të kampionatit. Takim ky që do të luhet në orën 15:30 ditën e nesërme.

Përballje shumë e rëndësishme për objektivat e skuadrave, të cilat kanë detyrim vetëm 3 pikët. Ballshiotët i kërkojnë për mbijetesën, ndërsa kryeqytetasit i duan për të siguruar vendin e 4-të në “Final – Four”.

Pavarësisht objektivave dhe renditjes në këtë sezon, statistikat e përballjeve direkte thonë diçka tjetër. Në 3 duelet e këtij sezoni të zhvilluara mes tyre skuadra e Gentian Mezanit ka arritur t’i marrë plot 6 pikë të kuqve. Ballshiotët kanë fituar në 2 raste, teksa vetëm 1 sfidë ka fituar Partizani. 4 gola ka shënuar Partizani dhe 5 gola kanë shënuar ballshiotët.

Lajme të tjera |  “Lojtarët nuk kanë egon e duhur”, Gega: Duhet të pranojmë humbjen, kemi mundësinë të bëjmë më mirë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us