Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Përjashtohet Tedi Blushi dhe Endrit Braimllari, miratohen 2 vendime

Mbedhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës u shoqërua me debate. Erion Veliaj dhe kryetarja e këshillit bashkiak, Romina Kuko kërkuan të bllokonin fjalën e opozitës gjatë mbledhjes.

Ditën e sotme, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko ka vendosur përjashtimin për dy muaj të këshilltarit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Tedi Blushi nga mbledhjet e Këshillit dhe komisioneve. Ky vendim vjen pas gjestit simbolik që Blushi bëri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të 22 Dhjetorit të vitit të kaluar, ku i vendosi një palë pranga Veliajt tek mikrofoni, pasi ai mbeti “i paparekshëm” nga SPAK për aferën e inceneratorit.

Nga ana e tij Blushi u shpreh se vendimi për përjashtimin e tij është marrë nga Veliaj, pasi nuk do opozitë në Këshillin Bashkiak, teksa e konsideroi si shkelje flagrante të të drejtave të opozitës dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën dhe për ta izoluar.

Lajme të tjera |  'Nëse Rama fiton sërish zgjedhjet, nuk do shkoj më në Parlament', a do e mbajë premtimin deputeti Edi Paloka?

“Përjashtimi im 2 mujor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, është marrë si vendim nga Veliaj sepse nuk do opozitë në këshillin e bashkisë. Shkelje flagrante e të drejtave të opozitës dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën dhe për ta izoluar. Dorëzimi i prangave live, ishte një akt simbolik për qindra familjarë të Tiranës. Akt simbolik për qindra persona me aftësi të kufizuar që kërkojnë pajisjen me ambiente zyre ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre”, tha ai.

Pas përjashtimit të Tedi Blushit, kryetarja e këshillit bashkiak, Romina Kuko ka përjashtuar dhe kryetarin e grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari pasi ka kërkuar fjalën për procedurë.

Miratimi i ndihmës ekonomike dhe dhënia e bonusit të qerasë për të pastrehët

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar gjatë ditës së sotme me votat e maxhorancës, ndihmën ekonomike për familjet në nevojë, si dhe dhënien e bonusit të qirasë për familjet e evakuuara nga banesat e dëmtuara nga tërmeti në muajin nëntor 2019.

Lajme të tjera |  Projeksioni: Kush janë kandidatët që fitojnë mandatin e deputetit nga votat e numëruara deri tani (EMRAT)

Këshilltarët e Partisë Demokratike, por edhe ata të Lëvizjes Bashkë të drejtuar nga Arlind Qori janë bashkuar, për të mos votuar dhënien e ndihmës ekonomike dhe bonusin e qirasë për të pastrehët. Në mbledhje u zhvillua edhe debat, teksa iu pre fjala kreut të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

“Do kishit votuar ndihmën ekonomike dhe qiranë. Po ju s’keni as din, as iman, as Zot, as atdhe as asnjë gjë”, u tha kryebashkiaku Veliaj këshilltarëve në fund të mbledhjes.

Një nga vendimet, që këshilltarët opozitarë kanë refuzuar të votojnë, ka qenë edhe ai për miratimin e pagesës së qirasë, sipas vlerës së tregut për familjet që preken nga rindërtimi në zonën e Kombinatit dhe në atë të 5 Majit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us