Mbretëresha e Danimarkës bën surprizën për Vitin e Ri: Do largohem nga froni

Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II ka njoftuar ikjen e saj nga froni në një dalje televizive në natën e Vitit të Ri. Kështu, mbretëresha largohet nga froni pas plot 52 vitesh. Zyrtarisht, ajo do të heqë dorë nga froni më datë 14 janar 2024.

Djali i saj i madh, Princi i Kurorës, Frederiku, do të marrë rolin e Mbretit pas largimit të Margrethe II. Vetë mbretëresha, njoftoi se do ia lërë fronin djalit të saj, princit të Kurorës, Frederic. Mbretëresha foli në fjalën e saj edhe për luftën në Lindjen e Mesme dhe atë në UKrainë.

Ajo foli gjithashtu edhe për problemin e ndryshimeve klimatike. Edhe familja mbretërore daneze
ka njohur problemet e veta dhe ka vendosur që të zvogëlojë numrin e anëtarëve mbretërorë. Monarkja është më jetëgjata në fron, pasi ishte mbretëreshë fill pas vdekjes së babait të saj, Mbretit Frederic IX në vitin 1952. Rekordi mbahet nga mbreti Christian IV.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Ai sundoi teknikisht për 60 vjet, por realisht ishte në fron për 51 vite. Kjo sepse në fillimet e mbretërimit ishte fëmijë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us