Mbretëria e Bashkuar cakton 700 milionë £ për menaxhimin e emigrantëve që mbërrijnë me gomone

Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka caktuar 700 milion Paund për të menaxhuar ardhjen e emigrantëve me gomone deri në vitin 2030.

Një zëdhënës i “Home Office” tha se do të ishte e papërshtatshme të komentohej mbi një projekt prokurimi në vazhdim. Por nga ana tjetër, informacioni i publikuar në faqen e internetit të kontratave të qeverisë tregon se “Home Office” dëshiron të paktën një partner të madh për ta ndihmuar në 2 projektet e mëdha për emigrantët deri të paktën në vitin 2030.

Objekti i parë është baza e shpëtimit dhe e mbërritjeve të Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në portet e Doverit, e njohur si Western Jet Foil. Sipas këtij objektivi, emigrantët e shpëtuar nxirren fillimisht në breg, regjistrohen dhe u jepet trajtim mjekësor.

Lajme të tjera |  Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët për mot të keq ditën e nesërme: Mos parkoni në këto rrugë

Përsa i përket pjesës së dytë të kontratës që mbulon qendrën më të madhe dhe të kritikuar, Manston, e cila ishte projektuar për të akomoduar deri në 1 mijë e 600 emigrantë, zyrtarët po përcaktojnë se ku do t’i strehojnë ata.

“Qëllimi i Qendrës së Zbarkimit dhe Solas në Ëestern Jet Foil dhe Qendrës Kombëtare të Pritjes në Manston është të regjistrojnë dhe përpunojnë individët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone nga i gjithë Kanali Anglez. Qëllimi i këtyre qendrave është të sigurojnë një mjedis të sigurt duke i lejuar Forcave Kufitare të përpunojnë ardhjet me dinjitet dhe respekt”, thuhet në faqen e internetit.

BBC News shkruan se Sekretari i Brendshëm, James Cleverly ka udhëtuar për në Ruandë për të nënshkruar një marrëveshje të re për menaxhimin e emigrantëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us