Mbreti Charles nderon me titullin “Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”, profesorin shqiptar

Mbreti Anglisë Charles, në katër nderimet e tija të fundvitit ka përfshirë edhe një shqiptarë. Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London” është nderuar me  titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”.

Në veçanti ky çmim njeh rolin e profesorit në  fushën e “edukimit” si pjesë e fushave të bashkëpunimit dypalësh të dy vendeve.

“Jam vërtet i nderuar dhe i përulur që jam nominuar nga FCDO, dhe jam absolutisht i kënaqur që kam marrë ëmimin nga Madhëria e Tij Mbreti Charles III. Jam vërtet i kënaqur nga mbështetja e FCDO për bashkëpunimin arsimor si një mjet për të krijuar lidhje më të ngushta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, si dhe duke pranuar vlerën që akademia dhe kërkimi mund të luajnë në nxitjen e mirëkuptimit në fushat me interesa të përbashkëta”.- u shpreh Hoxhaj.

Lajme të tjera |  Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen 2 familje

Ndërkohë Alastair King- Smith ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë thotë se “është fantastike të shikosh Dr. Hoxhën të nderohet me titullin “OBE”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us