Një tjetër lojtar shqiptar bëhet gati për hapin e madh në futbollin europian. Bëhet fjalë për qëndërmbrojtësin Renato Halili, 17-vjecar që pritet të bëjë debutimin me skuadrën e parë të Sudtirol në Serine B italiane.
Halili do të jetë i grumbulluar me skuadrën e parë të Sudtirol në mbrëmjen e sotme e cila do të luajë ndaj Pisës në ndeshjen e javës së 37-të të Serisë B ne Itali.
Me afrimin e Halilit në skuadrën e parë, edhe Shqipërisë U-19 i shtohet një element më shumë për këtë skuadër, teksa grumbullimi në një ndeshje të tillë është një sinjal pozitiv për të ardhmen e këtij lojtari.
Kujtojmë që tek Sudtirol luajnë edhe 2 shqiptarët e tjerë, Frederic Veseli dhe Silvio Merkaj.