Mbrojtësi i Çekisë me numër jubilar përfaqësimesh, Federata Çeke e uron para sfidës me Kombëtaren Shqiptare

Shqipëria luan kundër Çekisë për pak dhe formacionet janë bërë tashmë zyrtare. Në atë të miqve vihet re prezenca e mbrojtësit me eksperiencë, Vladimir Coufal.

Anësori i prapavijës do të jetë titullar si përherë në formacionin e çekëve duke mbuluar repartin e tij të preferuar. Coufal tashmë me vendimin për t’u hedhur në fushën e lojës e di që mbush një numër jubilar. Çeku plotëson numrin 50 të paraqitjeve zyrtare, një numër i arritur ndër vite dhe nëpër kompeticionet europiane.

Federata Çeke e Futbollit e uron futbollistin për këtë shifër jubilare që nga dita e parë që ka vesh fanellën e lindorëve.

Mbrojtësi i Çekisë me numër jubilar

Coufal
Lajme të tjera |  “Po vijmë me gjysmën e forcës, pasi tjetrën…” - Batuta e Lorik Canës me gazetarin serb

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us