Mbrojtësi i Kombëtares mund të transferohet në Turqi

Enea Mihaj është një nga legjionarët kuqezi që do të ndryshojë skuadër në merkaton e verës.

Mbrojtësit i skadon kontrata me portugezët e Famalicao më 30 Qershor dhe do të largohet si lojtar i lirë.

Interesimet për 26-vjeçarin nuk mungojnë, ndërsa e ardhmja e tij shihet në Superligën e Turqisë.

Samsunspor është një nga klubet që ka treguar interes dhe duket në avantazh për transferimin e Mihajt, sipas raportimeve nga Turqia.

Te Samsunspor, mbrojtësi do të gjente një tjetër shqiptar, si sulmuesi Arbnor Muja.

Ekipi turk po lufton për kualifikimin në Europa League dhe Mihaj shihet si transferim i rëndësishëm për prapavijën.

Interes për futbollistin e Shqipërisë ka treguar edhe skuadra amerikane e Atlanta United.

Lajme të tjera |  Plas “bomba” pa u hapur merkato, Rafael Leao shumë pranë Bayern Munich

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us