“Mbroni punëtorët” – Erion Braçe kërkon ndërprerjen e punimeve nga temperaturat e larta

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka kërkuar ndërprerjen e punës në ambientet e hapura.

Ai i bën thirrje qeverisë, duke thënë se veçanërisht duhet ndaluar puna në sektorin e ndërtimit gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.

“Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta”- shkruan Braçe në statusin e tij.

Deputeti tregon se ka vëzhguar situatën në Tiranë, ku në orën 13:00 temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius në termometra, ndërsa sipas ndjesisë reale ato janë 37 gradë, madje mund të shkojnë deri në 40 gradë.

Lajme të tjera |  Aksident i rëndë në Fushë Arrëz, ndërron jetë 1 person!

Në këto kushte, puna në ambient të hapur kthehet në një “cfilitje” dhe “vuajtje” për punëtorët.

“Ka mundësi që kompanitë, duke filluar nga ato të ndërtimit, të ndërpresin punën në orët e pikut të temperaturave të larta, për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve?

Në rast se ato nuk e bëjnë këtë, a ka mundësi që Ministria e Ndërtimit, Ministria e Ekonomisë dhe mbi të gjitha Ministria e Shëndetësisë të marrin këtë vendim për mbrojtjen e punëtorëve”- vijon deputeti.

Ai në fund kërkon duke apeluar.

“Bëjeni! Nuk është një gjë kot, por mbrojtje e shëndetit të punëtorëve në punë”, përfundon Braçe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us