Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim, me Mitaj që tentoi nga distanca, por gjeti përgjigjen e portierit. Edhe serbët “ngacmuan” portën kuqezi, por Vlahovic nuk u tregua i saktë.
Broja vendosi në vështirësi kundërshtarët teksa mori krahun, por e pengojnë, me aksionin që shkon dëm.
Në fundin e fraksionit, Hysaj fitoi penallti, por gaboi Manaj nga pika e bardhë
Pjesa e dytë nisi “zjarr” me raste në të dyja krahët. Bajrami mori një top mjaft të mirë por goditja e tij tepër e lehtë, la për të dëshiruar.
Pavarësisht rasteve, rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.
Me këtë rezultat, ekipi i Sylvinhos është në vendin e dytë me 4 pikë. Serbia e Stojkovic ka luajtur vetëm një ndeshje dhe ka 1 pikë