Mbyllet Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Për çfarë ranë dakort liderët e BE

Samiti i Komunitetit Politik Europian përfundoi me mesazhin e qartë se Europa duhet të riarmatoset përballë kërcënimit të Vladimir Putin. Në konferencën e përbashkët me kryeministren e Danimarkës, kreu i qeverisë Edi Rama tha se janë dakordësuar që të investojmë më shumë në disa fusha, si edhe një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian.

Edi Rama: Për t’i mbajtur fort bashkë vlerat e parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi në mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona të mishëruara në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen tonë. Ndërkohë diskutuam edhe si do të ecim më tej. Diskutuam për të investuar më shumë në iniciativa, në ato fushatat europiane që i përkasin këtij komuniteti politik dhe në ato vende që nuk i përkasin ende BE dhe që nuk do t’i përkasin ndonjëherë. Dita ka qenë e frytshme, patëm një sërë tryezash të rrumbullakëta, një seri temash diskutimi. Patëm përfundime shumë interesante që do të çohen më tej nga danezët. Ndërkohë vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian. Kjo është një sintezë e përgjithshme të asaj çfarë bëmë sot.

Lajme të tjera |  Kancelari gjerman thirrje BE-së nga Tirana: Amerikanët duhet t’i kemi në anën tonë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us