Pas një muaji, sot mbyllet fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Tirana, do të jetë ‘skena’ e fundit e fjalimeve, pankartave dhe e energjisë elektorale.
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste do të mbajnë miting përmbyllës në Tiranë në të njëjtën orë. PD do të zhvillojë takimin përmbyllës në Bulevardin e Ri në orën 19:00, ndërsa PS mbyll fushatën pranë Parkut Olimpik.
Partia Mundësia, një ndër alternativat më të reja në garë, ka zgjedhur për këtë qëllim Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë, Lëvizja Bashkë do të organizojë aktivitetin e saj në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse, me moton “E reja po lind”.
Pavarësisht dallimeve ideologjike, të gjitha partitë ndajnë një qëllim të përbashkët: të bindin votuesit përpara se kutitë të hapen. Të shtunën heshtje zgjedhore dhe të dielën 3, 713, 761 shqiptarë do tu drejtohen kutive. Për herë të parë, voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar.