Luka Modric do të luajë ditën e sotme ndeshjen e fundit me Real Madrid në “Santiago Bernabeu”. Kroati mbyll kështu një aventurë 13-vjeçare si madrilen, ku fitoi gjithçka të mundshme me “Los Blancos”.
Tashmë për të ardhmen e tij ka nisur shumë të flitet. Për pak muaj do të mbushë 40-vjeç, por pavarësisht kësaj ka ekipe që synojnë shërbimet e tij.
Një prej tyre është Inter Miami dhe merkatoja e verës mund të sjellë surpriza. Një transferim i mundshëm në MLS do të bënte që Luka Modric të luante me një skuadër me Lionel Messin, rivalin më të madh të Cristiano Ronaldos dhe ndaj të cilit ka vuajtur pa fund, kur argjentinasi ishte pjesë e Barcelonës.
Por githashtu do ti jepte mundësinë për të luajtur me Kroacinë në Kupën e Botës 2026. Flitet për një kontratë me vlerë 2.5 milionë dollarë në vit.