Mbylli aventurën me skuadrën e Kategorisë së Parë, ish-i i Tiranës në bisedime me Partizanin

Hajrulla Tola me shumë gjasa mund të rikthehet në kryeqytet. Ish-mesfushori i Tiranës ka mbyllur aventurën e tij me Korabin në Kategorinë e Parë.

Vetëm pas 6 muajsh do të largohet nga Korabi, me 20-vjeçarin që nuk ia ka dalë të bindë drejtuesit. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre, me Tolën që pritet të rikthehet në Superiore.

Kjo pasi mesfushori është në bisedime me Partizanin. 20-vjeçari është një dëshirë e Skënder Gegës, i cili mund ta përdorë për mesfushën e kuqe. Kalimi te “Demat” do të ishte një hap në karrierën e tij, pasi siç dihet të kuqtë do të luajnë në Conference League.

Negociatat mes palëve vazhdojnë dhe në ditët e ardhshme mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes tyre. Ndërkohë Tola mund të provojë emocionet e fanellës së kuqe, rivalëve të Tiranës, pasi siç dihet ka dalë nga akademia e bardhebluve.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Elbasani “blindon” portën, gardiani çek është lojtari më i ri i verdhebluve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us