Mbylli me 20% stadiumin për thirrje diskriminuese, zbulohen faktet që mbërritën te FIFA dhe sollën dënimin e FSHF-së

FSHF-ja pak ditë më parë u dënua nga FIFA për thirrje diskriminuese nga tifozët me 20 mijë franga dhe me 20% mbyllje të stadiumit, prioritet tribunat pas porte. Vendim ky që do të zbatohet në sfidën e ardhshme me Serbinë.

Po çfarë ka ndodhur saktësisht në duelin me Andorrën, që “detyroi” FIFA-n të reagonte me “dorë të hekurt” ndaj FSHF-së? Siç shihet në dokumentet e FIFA-s pas procesit disiplinorë ka të bëjë me disa thirrje të tifozëve shqiptarë kundër Serbisë.

Saktësisht në orën 20:48, 3 minuta pas fillimit të sfidës me Andorrës është dëgjuar në kor nga tribuna N103, ku janë pozicionuar edhe tifozët kuqezi thirrje “Vriti, vriti, vriti serbët”. Thirrje këto që sipas FIFA-s kanë zgjatur diku tek 15-20 sekonda, ndërsa kjo ka nxitur urretje ndëretnike dhe dhunë ndaj serbëve.

Por jo vetëm kaq, pasi delegati i sfidës ka paraqitur një tjetër incident të ndodhur në këtë sfidë. Në orën 20:50 e njëjta këngë është përsëritur sërish në minutën e 5-të. Thirrje këto të ardhura po nga tribuna pas porte N103. Këtë herë thirrjet kanë zgjatur 10 sekonda dhe sipas delegatit nuk ka pasur asnjë reagim nga lojtarët apo pjesëtarët e tjerë të ndeshjes.

Lajme të tjera |  Vëmendja edhe në Kategorinë e Dytë, 4 ekipe zbresin në fushë për “Play-Off”

Ndërkohë vlen të theksohet sipas vendimit të dhënë nga FIFA, 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us