Mbylli sezonin me Empolin, dy ekipe “ndjekin” Etrit Berishën pas Euro 2024

Etrit Berisha aktualisht është pa një ekip. Gardiani i Kombëtares mbylli sezonin me Empolin dhe tashmë është lojtar i lirë në treg.

Interesimet për të nuk mungojnë, teksa bëhet me dije se dy skuadra janë vënë pas Berishës. Ky i fundit ishte pjesë e Kombëtares në Euro 2024, por nuk ia doli të merrte asnjë minutë në fushën e lojës.

Por pavarësisht kësaj gjatë kësaj periudhe do të vendosë për të ardhmen e tij. Brescia në Itali dhe Kalmar në Suedi kanë interes konktret për shërbimet e 35-vjeçarit, por ende nuk ka gjëra konkrete.

Kujtojmë se te Kalmar për Berishën do të ishte një rikthim, pasi në të kaluarën e tij ka luajtur për suedezët nga viti 2009 dhe deri në vitin 2013 ku erdhi dhe kalimi te Lazio.

Lajme të tjera |  Okazion i merkatos! Dëshira më e madhe e trajnerit spanjoll, por futbollisti i Kombëtares dëshiron të luajë në Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us