Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu ka pritur në aeroportin Nënë Tereza, strategun e fushatës së opozitës, Chris LaCivita, i cili është rikthyer në Tiranë.
“Chris LaCivitta në Tiranë për Shqipërinë Madhështore Nr 1 PD-ASHM”, shkruan Mediu në Facebook.
LaCivita do të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të koalicionit PD-ASHM ditën e premte në Tiranë, ku pritet të mbajë edhe një fjalim.