Mbytet anija me 70 emigrantë në kanalin e La Manshit, humbin jetën 4 prej tyre

BRITANI- Katër emigrantë kanë humbur jetën në bujërat franceze, në përpjekje për të kaluar kanalin e La Manshit, dhe për të mbërritur në Britaninë e Madhe.

Rreth 70 njerëz u munduan të hipnin në një anije të vogël, e cila u përmbys duke tentuar të nisej nga një plazh në orët e hershme të së dielës, raporton Agjensia Franceze e Lajmeve.

Dhjetëra prej tyre u nxorën nga uji nga ekipet e shpëtimit në qytetin Calais në veri të Francës. Autoritetet lokale njoftuan se katër emigrantët e mbytur ishin nga Iraku dhe Siria.

Një person tjetër u lëndua rëndë dhe u dërgua në një spital të afërt në Bolougne. Emigrantët hasën probleme menjëherë pasi anija u nis nga bregdeti francez në drejtim të Anglisë rreth orës 2:00 mëngjesin e së dielës, sipas AFP-së.

“Pasi anija u nis nga plazhi, njerëzit hasën në vështirësi në ujë për të arritur të hipin në anije”, tha për AFP-në një zëdhënës i prefekturës detare të Francës. Një anije patrulluese shkoi në vendin e ngjarjes dhe i gjeti trupat e pajetë.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Rreth 50 zjarrfikës dhe disa automjete të policisë shkuan në vendin e ngjarjes, po ashtu. Dhjetëra të mbijetuar u dërguan në një qendër të komunitetit lokal.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us