Më 8 maj, fluturimi i parë nga Vlora: Balluku: Do të jetë testi i parë i aeroportit

Kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në rrjetet sociale, njoftoi se aplikimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Shoqatën Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror, është vlerësuar nga kjo e fundit si aplikim me standardet ndërkombëtare. Po ashtu, bëhet me dije se IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO.

“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”, shkruan Rama.

Ndërsa, u firmos gjithashtu edhe marrëveshja mes kompanisë ushtarake shtetërore të Shqipërisë, KAYO, dhe kompanisë izraelite në fushën e mbrojtjes, Elbit Systems Ltd., për themelimin e Akademisë së Aviacionit. Rama e quajti këtë një marrëveshje një hap të rëndësishëm në funksion të mbështetjes së plotë të aviacionit civil dhe të forcave tona të armatosura.

Lajme të tjera |  FT+VD/ Takimi Trump dhe Zelenskyy në funeralin e Papa Françeskut, ja çfarë premtoi lideri amerikan

“Marrëveshja për krijimin e kësaj akademie është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në funksion të mbështetjes së plotë të aviacionit civil, qoftë të forcave tona të armatosura me një kapital njerëzor të kualifikuar cilësisht për kohën që jetojmë. Jam i lumtur sot që ne bëjmë të mundur një marrëveshje që i hap rrugën më pas kontratës me një ndër ekselencat botërore në fushën e mbrojtjes, ndërkohë që jemi në një moment kthese historike në fushën e mbrojtjes që diktohet nga konteksti botëror dhe europian. Po përjetojmë një proces tërësisht të dhimbshëm të qasjes ndaj mbrojtjes, të qasjes ndaj idesë së luftës në një botë ku konfliktet nuk duket se do shkojnë duke u shuar, por duke u ndërlikuar për shkak të teknologjisë që përparon. Edhe për ne ka lindur domosdoshmëria t’i qasemi këtij procesi transformimi me një strategji të re dhe kjo strategji e re ka filluar të jetësohet hap pas hapi dhe me marrëveshjen që sapo u firmos. Jemi në një proces diskutimesh në disa drejtime, por thelbi është se ne duam të lindim industrinë tonë të mbrojtjes”, tha Rama.

Po ashtu, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftoi se më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën e gjatë prej 3.8 kilometrash.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us