“Më akuzonte për tradhti”, dëshmon gruaja që mbyllej në banesë nga burri, 34 vjeçari dhunonte dhe 4 fëmijët

Gruaja e cila mbyllej në banesë nga burri, i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera, ka deklaruar para hetuesve se 34-vjeçari, Asqeri Mandri, pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.

Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim.

Lajme të tjera |  Tirana mbledh 150 arkitektë nga e gjithë bota, Rama zbulon çfarë i tha arkitekti i famshëm japonez Toyo Ito

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us