“Më duhet më shumë kohë”, tension në Parlamentin e Izraelit, familjarët e pengjeve kundër Netanyahut

Kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua parlamentit të hënën, familjet e pengjeve të marra nga luftëtarët e Hamasit ndërprenë fjalimin e tij, duke kërkuar kthimin e sigurt të të dashurve të tyre.

Ndërsa u zotua të kthente pengjet e luftës, Netanyahu pranoi se kjo gjë do të kërkonte kohë shtesë.

Familjet e pengjeve që mbahen nga luftëtarët e Hamasit kundërshtuan Netanyahun të hënën teksa ai iu drejtua parlamentit, duke u zotuar se do t’i sillte robërit në shtëpi.

“Tani, tani!” thirrën në kor familjet e pengjeve kur Netanyahu tha se forcave izraelite u duhej “më shumë kohë” për të rritur presionin ushtarak ndaj Hamasit në Gaza.

Sipas autoriteteve të Izraelit 129 pengje mbahen ende në territorin palestinez.

Lajme të tjera |  "GËRDECI", Mediu: Unë s’kam studiuar për ushtri, u zgjodha Ministër i Mbrojtjes për…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us