“Më fal, Arbana…”, batuta në BBV3 që shkriu së qeshuri publikun mbrëmë (VIDEO)

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka qenë i ftuari special në Prime-in e së shtunës të edicionit të tretë të këtij formati.

Me shumë sharmë e dinamik në vete, Luizi sërish ishte protagonist i këtij spektakli; ndonëse më pak se një vit kanë kaluar prej se u kurorëzua fitues.

Por, një moment kulminant në mbrëmjen e së shtunës ishte momenti kur Luiz Ejlli “ngatërroi” moderatorin Ledion Liço, me Arbana Osmanin, njëherësh moderatorja edicioneve të kaluara në BBVA.

Ndërsa, këngëtari shkodran po jepte një mendim për lojën e konkurrentëve brenda shtëpisë, gjatë një bashkëbisedimi të gjatë me moderatorin Liço, ai tha: “Më fal, Arbana…”.

Por, Luizi e përmirësoi menjëherë veten dhe tha: “Më fal Ledion”. Ky i fundit pati një reagim të sikletshëm dhe tundi menjëherë kokën me një shprehje mosbesimi në fytyrën e tij.

 

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 1 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us