‘Më goditi në qafë’, zbardhet dëshmia e italianes që u plagos me plumb qorr natën e Vitit të Ri

Zbardhet dëshmia e 52-vjeçares italiane Agata Karbonara, e cila u godit nga një plumb qorr natën e Vitit të Ri në Tiranë. Raportohet se gruaja ka deklaruar se në momentin që mori plumbin në qafë, ka qenë bashkë me bashkëshortin e saj duke ecur në bulevardin “Zogu i I”. Ndërsa shton se plumbi erdhi nga lart dhe e la të plagosur. Ao vijon të jetë e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Agata KarbonaraPo ecja bashkë me burrin kur një plumb erdhi nga lart dhe më goditi në qafë.

Ndërkohë gjatë kësaj të mërkure, avokati i saj Vito Leonardo Candeloro kërkoi ndihmë që transportimi i saj drejt Barit të bëhet në një kohë sa më të shpejtë. Edhe pse gruaja, biznesmene italiane, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, avokati i saj kërkon që ajo të dërgohet në vendin e saj të lindjes, për t’iu nënshtruar një ndërhyrje më të specializuar.

Lajme të tjera |  Prova e re e SPAK! Kryemadhi shpenzoi mbi 240 mijë dollarë nga karta e Adrian Shatkut

Rasti është pasqyruar dhe në mediat italiane. Këto të fundit shkruajnë se pavarësisht se gruaja nuk është në gjendje të rëndë, i duhet të transportohet në Itali për t’iu nënshtruar një operacioni.

Mjekët shqiptarë nuk kanë lejuar transportin me traget të saj, duke thënë se rreziku është shumë i madh. Sipas tyre, transporti duhet kryer me avion ose helikopter. Për këtë transport janë të nevojshme 15 mijë euro, prandaj avokati kërkon ndihmë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us