Me gota shampanje krah bashkëshortes, Berisha uron nga arresti i shtëpisë: Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar këtë ditë të parë të vitit ndjekësit e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Berisha ka ndarë një foto teksa troket gotat e shampanjës me bashkëshorten e tij Liri Berishën, nga arresti i shtëpisë, ku ndodhet pas vendimit të GJKKO.

Berisha i uron gëzuar shqiptarëve teksa thotë se Shqipëria është gdhirë si Bjellorusia.

“Gëzuar miq. Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia!

Por Viti i Ri është fillim i ri, shpresë e re. Betejë pa kthim. Fitore”, shkruan ish-kryeministri në Facebok.

Lajme të tjera |  Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us