Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Talellarika vrarë kunatin, pasi ky i fundit abuzonte seksualisht me vajzën e tij.
Mësohet se pasi 18-vjeçarja i ka treguar familjes së saj, abuzimin që kishte nga daja prej 9 vitesh, 50-vjeçari ka blerë një armë gjahu.
Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje ai kohët e fundit e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.
Pasi bleu armën, Talellari i kërkoi bashkëshortes së tij ti kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë.
Pasi të dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxorri armën e qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Mbas rrëfimit të autorit forcat e policisë shkuan në vendin që ai iu tregoi dhe gjetën trupin e viktimës.
Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie ndërse gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare e autorit e cila pritet të tregojë detaje rrëqethëse të vuajtjeve të saj nga daja i saj.