Me kamion së bashku drejt Anglisë/ Çfarë i lidh Bardhin dhe burrin e Françeska Muratit

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, ka rrëfyer së fundmi se bashkëshorti i saj, Ergysi, ka mbërritur në Britaninë e Madhe me kamion, në mënyrë ilegale.

E ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, Françeska u shpreh se bashkëshorti i saj dhe këngëtari i njohur, Bardhi, kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë.

“A është e vërtetë se Bardhi dhe bashkëshorti yt kanë ikur me kamion në Angli, por Bardhin e kthyen dhe Ergysin jo”, e pyeti moderatorja Alesia Bami.

“Po, kjo është e vërtetë. Fati i keq i Bardhit, ça me bo, shumë fat të keq ka ky Bardhi”, u përgjigj Murati, duke hedhur kunja edhe për Sara Gjordenin, me të cilën ka pasur përplasje të vazhdueshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 29 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us