“Më kërcënuan, do kthehem në Shqipëri”, dënohet me burg i riu që u kap në ‘shtëpinë e barit’

Një i ri shqiptar është kapur në një shtëpi bari, ku kujdesej për 200 rrënjë kanabis në një zonë banimi. Feti Spahiu, 26 vjeç, u arrestua pasi policia bastisi pronën në Newport pak para Krishtlindjeve. I pandehuri punonte si kopshtar, në banesën që ishte shndërruar në një fermë kanabisi, e cila ishte e ndarë në 5 dhoma. Sipas hetuesve bëhej fjalë për një “organizim i sofistikuar me ventilim dhe ndriçim dhe i pandehuri ishte i vetmi person që u gjet në adresë”.

Ai i tha policisë se erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me një gomone nga Franca në vitin 2022. I pandehuri jetonte në Londër përpara se të sillej në Newport gjashtë javë para arrestimit të tij. Ai tha se ishte kërcënuar për familjen e tij nëse nuk kujdesej për bimët e kanabisit, megjithëse nuk dha detaje të personave në fjalë.

Lajme të tjera |  Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë: Si ndahen mandatet për PS, PD dhe partitë e vogla

Spahiu u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, ndërkohë që nuk kishte pasur një dënim të mëparshëm. I pandehuri e ka ndjekur procedurën me ndihmën e një përkthyesi shqip, për shkak se kishte vështirësi për të komunikuar në anglisht. Avokati i tij mbrojtës, Stuart John, kërkoi që Spahiut ti jepej një dënim më i butë, për shkak të pranimit të fajit.

Avokati i tij shtoi: “Ai luajti një rol të kufizuar nën drejtim. Ai ishte kopshtar dhe përdorej nga njerëzit më lart në zinxhir. I pandehuri është përdorur si emigrant i paligjshëm. Kur të lirohet, thotë, do të kthehet menjëherë në Shqipëri”.

Gjykatësi, Recorder Sean Bradley, tha: “Ky ishte një operacion profesional me një sasi të konsiderueshme droge për përdorim komercial”.

Lajme të tjera |  PS drejt 83 mandateve, REAGON Sali Berisha!

Spahiu u dënua me 16 muaj burg, dhe me gjasë do të lirohet në gjysmë të këtij afati dhe më pas do të dëbohet drejt Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us