Me maskë dhe kapuç të zi/ I vendosi 3 herë tritol mobilierisë në Durrës, në pranga 33-vjeçari nga Kruja!

Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar nga fshati Borizanë, si autor të vendosjes së lëndës plasëse në një mobilieri pak ditë më parë.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Alban Qira, i cili edhe më parë ka vendosur eksploziv në këtë biznes.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Zbardhen 3 rastet e vendosjes së lëndës eksplozive në një mobileri.

Identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari nga Kruja, i cili 4 ditë më parë, dyshohet se vuri lëndë eksplozive në ambientet e jashtme të mobilierisë së një 48-vjeçari, në fshatin Rrashbull.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024.

Lajme të tjera |  Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel

Nga shpërthimet ka patur vetëm dëme të pjesshme materiale.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të zbardhur 3 shpërthime të lëndëve eksplozive, të kryera gjatë 2 viteve të fundit, në biznesin (mobilieri) e shtetasit A. A., 48 vjeç, në fshatin Rrashbull, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtyre rasteve, shtetasit A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Borizanë.

Nga këto veprime dyshohet se më datat 18.11.2023, 07.03.2024 dhe 03.04.2024, shtetasi A. Q. ka vënë lëndë eksplozive (mina artizanale), në ambientet e jashtme të mobilierisë së shtetasit A. A..

Lajme të tjera |  Zgjedhjet e 11 majit/ Veteranë të PS e PD mbeten jashtë Kuvendit! Të djathtëve u ikin edhe të “blinduarit”. Kush futet në Parlament

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us