‘Më mbajnë për të egër’/ Pse s’angazhohet me atletikën? Klodiana Shala: Presidenti i Federatës është ish-bashkëjetuesi im

Sportistja Klodiana Shala ka folur për jetën e saj personale dhe jo vetëm! Në një intervistë të dhënë për “Natën me Aulonën”, atletja e njohur shqiptare ka zbuluar se nuk është thirrur kurrë për të dhënë kontributin e saj nga Federata e Atletikës. Në rrëfimin e saj gjatë intervistës, Klodiana Shala zbuloi se mungesa e përfshirjes së saj me të rinjtë e atletikës mund të jetë për shkak se presidenti është ish-trajneri dhe ish-partneri i saj, Taulant Stermasi. Megjithatë, shtoi se nuk mbante mëri.

Ashtu e kanë zgjedhur ata të Federatës së Atletikës, sepse ndoshta presidenti i Federatës prej disa vitesh është ish-trajneri dhe ish-bashkëjetuesi im. Dhe ndoshta ka menduar që të mos jem pjesë e kësaj gjësë dhe ia kam lënë të lirë. Nuk bëj unë asgjë…më mbajnë për të egër, por unë jam e egër vetëm në profesionin tim. Pjesën tjetër më kanë nxjerrë namin kot. Ia kam lënë të lirë. Nëse më ftojnë shkoj më kënaqësinë më të madhe, por e paftuar nuk mund të shkoj në shtëpinë e tjetrit,“-tha Shala në fjalën e saj.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Kërkohen 3 pikët kundër Letonisë, UEFA vendos për arbitrat që do të gjykojnë kuqezinjtë (EMRAT)

Një koment ka bërë edhe për deklaratat e Luiza Gegës, pas intervistës së parë të thuajse një viti më parë.

Deklaratat për Luiza Gegën: Unë nuk i kam përmendur kurrë edhe pse e kam ditur lidhjen. Sot është hera e parë që po e them. Unë e kam pasur për partner në sport. Sepse nuk deklaroja një marrëdhënie të njerëzve. Ballafaqim? S’ka se përse se nuk i kam përmendur. Unë çfarë kam pasur e them.

Problemet mes dy sportisteve Klodiana Shala dhe Luiza Gega kanë filluar vite më parë, kur ajo u nda me partnerin e saj, presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stermasi.

Shala akuzoi Gegën se kishte ndërhyrë në marrëdhënien e tyre dhe “i mori burrin”. Vitin e kaluar ajo rrëfeu se më parë kishte marrëdhënie të mira me atleten, ku tha se në fillimet e karrierës, Gega shkonte në shtëpinë e tyre pasi kishte probleme financiare. Gega i quajti deklaratat e saj të pavërteta./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us