Më në fund! Messenger i Facebook sjell përditësimet e madha që të gjithë i kishim pritur

Më mirë vonë se kurrë! Kështu edhe aplikacioni i Messenger, i platformës META ka vendosur që pas shumë kohësh të sjellë disa përditësime të clilat përdoruesit i kanë pritur prej kohësh.

“Update” më i rëndësishëm është ai që ka të bëjë me fotografitë. Më në fund, përmes Messenger do të keni mundësi të dërgoni fotografi me cilësi të lartë (HD), çka ishte e pamundur më parë.

Koha kur fotografitë e dërguara me Messenger humbisnin cilësinë e tyre tashmë ka marrë fund. Përpara se të çoni një fotografi, kur e zgjidhni atë, tashmë shfaqet një buton (HD) të cilin duhet ta zgjidhni për të çuar fotografinë me cilësi maksimale.

Më në fund! Messenger i Facebook sjell përditësimet e madha

Po ashtu, Messenger ka rritur madhësinë e dërgimeve në 100MB si dhe njeh formate si Word, PDF dhe Excel.

Një risi tjetër është ajo e QR code. Për të komunikuar me dikë, mjafton të skanoni kodin QR dhe mund t’ju shfaqet në “chat” pa qenë nevoja ta shtoni si mik.

Më në fund! Messenger i Facebook sjell përditësimet e madha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us