Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer një episod të radhë gjatë intervistës së parë me Kryeminisrtin Edi Rama, asokohe minister i Kulturës. Fevziu tregoi se në intervistën e parë me Ramën, stafi e kishte marrë në telefon dhe i kishin treguar se Rama, kishte shkuar në studio jo si të tjerët. Këtu Blendi Fevziu tregon se Rama, kishte shkuar tre orë para dhe drejtonte me një hekur ndriçimin nga vetja. Po ashtu ai tha se Rama është shkëputur që në fillim nga modeli i politikanit serioz dhe strikt. Deklaratën e bëri në “MCN”.
Blendi Fevziu: Rama ka qenë ndryshe, iku nga modeli i politikanit strikt dhe serioz. Ai paralajmëroi një epokë të tij që nuk na ra në sy në momentin e parë. Kur më erdhi mua në emision për herë të parë, më morën në telefon të shqetësuar, sepse kishte ardhur tre orë para dhe drejtonte me një hekur ndriçimin nga vetja.