Partizani do të presë Egnatian në “Arenën e Demave” ditën e nesërme, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Sfidë kjo që do të luhet në orën 19:00, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 1-0 në favor të kryeqytetasve.
Skuadra e Skënder Gegës falë fitores në gjysamëfinalen e parë duket më afër kalimit në finale. Por jo vetëm kaq, pasi nëse hedhim sytë edhe nga statistikat e këtij sezoni mes tyre shikojmë se të kuqtë janë më superiore.
Në 5 duelet e zhvilluara mes kampionatit dhe Kupës, Partizani ka arritur të fitojë 3 prej tyre. 1 ndeshje është fituar nga Egnatian dhe një tjetër përballje është mbyllur në barazim. Në këto kushte, Partizani duket me një “këmbë” në finale, ndërsa nga krahu tjetër rrogozhinasit do të duhet të luftojnë për finalen e 3-të radhazi dhe për të ndryshuar rrjedhën e statistikave të këtij sezoni.