“Më shumë dhamë në pjesën e dytë me një lojtar më pak”, Gjoka: Kam ende besim te mbijetesa

Skënderbeu u mposht në shtëpi nga Laçi me shifrat 2-0 ditën e sotme. Trajneri i korçarëve Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat në përfundimin e ndeshjes.

“Prisnim më shumë dhe donim ta interpretonim ndryshe këtë ndeshje, por ashtu erdhi situata. Mendoj ende se skuadra e ka forcën për të reaguar. Unë mendoj se ishte ngarkesa psikologjike, ndoshta se ne duhet të bënim gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Skuadra mendoj se i bëri detyrat, goli i parë mund të evitohej. Skuadra duhet ta kuptojë se në këtë luftë duhet të ketë gjithmonë ngarkesë.

Unë kam besim, sot mendoj se gabimi ishte mënyra e interpretimit nga ana ime, në pjesën e dytë kemi dhënë më shumë sesa në të parën me një lojtar më shumë. Nuk po arrijmë dot të bëjmë atë hapin e madh ende për të futur skuadrën në luftë për mbijetesë.”, u shpreh Gjoka.

Lajme të tjera |  U kryqëzua nga tifozët pas humbjes me Interin, reagon për herë të parë Ronald Araujo: E pranoj, dhemb shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us