Më shumë se çdo ekip tjetër italian, Interi fiton shumën e majme pas arritjes në finalen e Champions

Interi është një nga eklipet finaliste të Champions League. Zikaltërtit do të sfidojnë PSG-në në finalen e madhe të “Allianz Arena” më 31 maj në orën 21:00.

Një arritje historike për italianët, të cilët arrijnë në finale për herë të 2-të në 3 vitet e fundit. E sigurisht që kjo ka edhe të ardhura. Nga pjesëmarrja në këtë sezon në Champions League, Interi ka arritur të fitojë shumën e majme.

Thuajse 200 milionë euro për arritjen deri në finale, ndërsa nëse shpallet kampion do të marrë edhe 10.5 milionë euro të tjera shtesë. Një shifër rekord kjo për një skuadër italiane, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Përmbysje në “Elbasan Arena” për vendin e 3-të të Superiores, Partizani triumfon ndaj Dinamos

Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjigantët e Serie A kanë marrë tashmë 136 milionë euro nga paratë e çmimeve të Ligës së Kampionëve dhe rreth 60 milionë euro nga shitja e biletave për ndeshjet evropiane në sezonin 2024/25.

Gati 200 milionë euro, thuajse 2 fishi i fituar nga Interit 2 vite më parë (101 milionë euro), kur arritën deri në finalen e Champions League. Një motiv më shumë për italianët që t’i shkojnë deri në fund për të fituar trofeun.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us