Me tanke e helikopterë! Vendet e Ballkanin stërvitje të përbashkëta në Shqipëri

Aleanca Veri-Atlantike e NATO-s ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku kryejnë ushtrime të përbashkëta ushtarët e shteteve të Ballkanit, që janë pjesë e aleancës së madhe ushtarake. Në stërvitje morën pjesë ushtarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia, Rumania dhe Turqia.

Në video nuk tregohet se në cilin vend po zhvillohen ushtrimet e përbashkëta të ushtrive ballkanike. Por, në pamje shfaqen ushtarë që hidhen me parashuta, mbajnë armë në duar, ngasin tanke dhe bëjnë manovra me helikopterë.

Komandanti shqiptar Ajet Jata, duke folur në këtë video, shprehet se Forcat Speciale Aleate janë një asset jetik i NATO-s. Jata shton se bashkëpunimi i ushtarëve në nivel ballkanik mund të sjellë paqe dhe qëndrueshmëri rajonale.

Ndërsa, vetë NATO thekson në postim se ushtarët e vendeve të Ballkanit po kryejnë stërvitje të përbashkëta, në hedhje nga parashuta, në hedhje me litarë nga heliopterët dhe ecje me tanke./ZËRI/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us