“Më tradhëtoi, nuk luaj më sa të jetë ai trajner”, Robert Levandovski akuzon komisarin teknik të Polonisë

Robert Levandovski ka akuzuar komisarin teknik të Polonisë se e ka tradhëtuar me telefonatën që i bëri kur i komunikoi se i kishte hequr shirtin e kapitenit.

Michal Probierz i kishte telefonuar sulmuesit për t’i komunikuar se nuk do të mbante më shiritin e kapitenit, i cili i kaloi Piotr Zielinski.

Një informacion të tillë e dha edhe Federata Polake e Futbollit, e cila pohoi se trajneri kishte informuar personalisht 36-vjeçarin për ti komunikuar vendimin.

“Duke konsideruar rrethanat dhe humbjen e besimit mendoj se nuk do të jem më pjesë e kombëtares për sa kohë në atë stol do të ulet Probierz”, tha Levandovski.

Lajme të tjera |  Puthja nga tifozi, gazetari serb: Mesazh i bukur! 2014-a, kohë e lënë pas, në Serbi s’pres incidente

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us