ME VIDEO/ Braçe përplaset fizikisht dhe kërcënon gazetaren Ambrozia Meta: Mu zhduk po të them! Ti dhe ky banditi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Marko Boçari” këtë mbrëmje, ku kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përplasur fizikisht me gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta. Meta ka konstatuar një zyre me punonjës të administratës, për të cilt shprehet se ishin në rolin e patronazhistëve dhe duke punuar me vota bashkë me Braçen. Nga ajo zyrë, të gjithë personat kanë dalë dhe janë larguar duke vrapuar, ndërsa deputeti Braçe është përplasur me gazetaren.

Në këtë vendngjarje kanë mbërritur një nga një të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, si Belind Këlliçi, Adriana Kalaja dhe Albi Jahelezi. Më vonë janë parë edhe efektivët e forcae “Shqiponja”. Megjithatë, Kalaja dhe Këlliçi pretendojnë se ardhja e policisë ka qenë shumë e vonuar dhe se çdo material zgjedhor dhe paratë që mund të kenë qenë në atë zyrë, janë ‘zhdukur’ nga vetë socialistët.

Lajme të tjera |  "Kandidatë të urryer nga njerëzit" - Opozita po humb thellë, shpërthen Dash Sula: Kështu është kur bën qoka!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us