“Me zor pres përballjen në Gjykatën Europiane”, Salianji nuk largohet nga politika: SPAK i kam kërkuar hetim për Gjykatën e Lartë

Pas daljes nga burgu, ish deputeti i PD Ervin Salianji ka shkuar në selinë blu, ku po zhvillon një konferencë me gazetarët.

Ai tha se burgosja e tij ishte politike dhe shtoi se Gjykata e Lartë ka falsifikuar shortin për trupën gjykuese për rekursin e tij.

“Padiskutim që do të kemi komunikime, do të jem aktiv politikisht, jam përpjekur dhe nga burgu me aq sa mundësi komunikimi kisha me letra… ka një pengesë që edhe kjo vjen me urdhër politik që është moszbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë në këndvështrimin tim ka bërë një falsifikim të shortit të trupës gjyqësore që shqyrtoi rekursin tim, i jam drejtuar SPAK për hetim që përse duhej hequr një trupë që ishte me short dhe pse u vendos një trupë me miqësi”, tha ai.

“Me zor e pres një përballje në Gjykatën Europiane për të përcaktuar nëse kam pasur unë të drejtë apo qeveria”, theksoi ai.

Lajme të tjera |  Denoncimi i Berishës: Ilir Metës i kanë ushtruar terror psikologjik në burg

Sipas Salianjit, jeta e tij politike do të vijojë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us