Media britanike: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë

Gazeta britanike, ‘Express.co.uk‘, shkruan se shqiptari më i kërkuar në Europë, u kap teksa fshihej mes turistëve britanikë në Spanjë. Policia e Spanjës e arrestoi Lulzim Berishën, 52 vjeç, pas dy vitesh në arrati.

Gazeta shkruan se Berisha është kreu i një bande të rrezikshme kriminale në Shqipëri, përgjegjëse për një numër vrasjesh që nisin që nga viti 1998.

Arrestimi i tij ndodhi në një apartament në një destinacion popullor pushimesh për britanikët në zonën e Alicante-s.

Karriera kriminale e Berishës nisi në vitet ’90, ndërsa banda e tij kishte një ndikim shumë të madh në rajonin e Durrësit, duke u bërë eksportuesja kryesore e kokainës dhe armëve në Shqipëri.

Pavarësisht se ishte dënuar me 25 vite burg, ai arriti t’i shpëtonte drejtësisë shqiptare dhe të arratisej nga vendi.

Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

Ai jetonte në Alicante me një identitet të ri dhe me një pasaportë falsë. Atje e thërrisnin me pseudonimin ‘Durrësi’.

Një gjykatë në Madrid do vendosë për ekstradimin e tij, të cilin ai e kundërshton me forcë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us