Media italiane për dhunën në Big Brother: Konkurenti goditet me grusht, përfundon në spital

Për ngjarjen e rëndë të natës së mbrëmshme, kur Gjesti u godit nga Jozi me shuplakë, ka shkruar edhe media italiane, fanpage.it.

Aty shkruhet: “Konkurrenti i Big Brother VIP shqiptar, këngëtari Jozi, ka goditur me grusht Gjestin, po ashtu këngëtar, gjatë transmetimit gjysmëfinal të mbrëmjes së djeshme, duke e bërë atë të përfundojë në spital. Policia vuri në pranga sulmuesin, i cili u arrestua dhe më pas u la i lirë në orët e para të mëngjesit”.

“Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, këngëtari shqiptar, Jozefin Marku, ka goditur me grusht Gjestin.
Ndodhi në episodin e transmetuar mbrëmë në TopChannel kur garuesi i hapi derën garuesit të eliminuar, ky i fundit e sulmoi duke i goditur me grusht të dhunshëm që e bëri të rrëzohej përtokë. Mediat shqiptare raportuan se transmetimi i drejtpërdrejtë është ndërprerë për disa minuta menjëherë pas incidentit”, ka shkruar fanpage.it.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 6 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

“Pas aksidentit, Gjesti është dërguar në spital për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të marrë trajtim mjekësor për plagosjen e rëndë. Pas trajtimit, garuesi u kthye në shtëpi pasi gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Por, për Jozin ka mbërritur policia e cila ka ndërhyrë në vend, e ka vënë në pranga dhe e ka arrestuar”, shkruan media italiane. 

Media italiane për dhunën në Big Brother: Konkurenti goditet me

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us