Mediat belge publikojnë emrat e 20 baronëve të drogës, mes tyre shqiptarë

Mediat belge kanë publikuar emrat e 20 baronëve të drogës në Belgjikë, ku mes tyre janë edhe shqiptarë. Për secilin prej baronëve të lëndëve narkotike jepet një përshkrim i shkurtër.

Ndër 20 personat e përmendur, tregohet me pak fjalë dhe historia sesi ato kanë trafikuar heroinë e kokainë. Mediat e Belgjikës i bëjnë një përshkrim edhe Eldi Dizdarit, Ndërsa, përmendet fakti se Dizdari ka bashkëpunuar me narko-trafikantin ndërkombëtar, Dritan Rexhepin.

Përshkrimi për Eldi Dizdarin

Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi, është një nga drejtuesit e Kompanisë Bello, një organizatë kriminale shqiptare me rrënjë në Dubai, Antuerp, Ekuador dhe Kolumbi. Ndërsa Dizdari drejtonte organizatën në Dubai, ortaku i tij Dritan Rexhepi mbikëqyrte operacionin nga Ekuadori.

Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria për disa vrasje, ishte arratisur më parë nga burgu Merksplas. Policia italiane e ka quajtur Kompaninë Bello, organizatën më të madhe kriminale shqipfolëse të krijuar ndonjëherë, me një model biznesi të sofistikuar, që përfshin të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës.

Më tej, përmendet edhe një trafikant droge të njohur me pseudonimin “Cinco”, që konsiderohet një ‘yll në rritje’, sa i përket ‘karrierës kriminale në trafikun e lëndëve të forta narkotike’. Për të thuhet se ai është sëmurë rëndë dhe se ka në pronësi një klub nate në Shqipëri.

Eldi Dizdari është një nga emrat më të lakuar në vendin tonë, sa i përket trafikut të drogës. Ai dyshohet se ishte i përfshirë edhe në ngjarjen e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ai u martua me ish-missin shqiptar Suada Sherifi. Ndërsa, Dritan Rexhepi, që përmendet në këtë shkrim, u arrestua në Turqi, për llogari të drejtësisë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us