Mediat e huaja jehonë heqjes së imunitetit të Berishës: E pret burgu!

Kuvendi votoi në seancën e ditës së sotme me 75 vota pro për të hequr imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Heqja e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka marrë vetëm vëmendjen e e vendit tonë, por është një lajm që ka bërë jehonë edhe përtej kufirit.

Mediat amerikane dhe ato greke vunë në dukje tensionet dhe trazirat e shkaktuara në Kuvend. Ndër rreshta mediat e huaja shkruajnë se kjo është një ditë historike që ish-kryeministrit Sali Berisha i hiqet mandati dhe i hapet rruga e arrestimit dhe ndjekjes për korrupsion.

“Ky vendim u shoqërua me protesta të forta të deputetëve të opozitës të cilët përmbysën karriget, ndezën bomba tymuese në sallë dhe brohoritën parulla! Vetë Berisha e quajti vendimin një shkelje kriminale dhe të rëndë të Kushtetutës dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij në demonstrata të vazhdueshme të mosbindjes ndaj shtetit, deri në rrëzimin e qeverisë Rama”, shkruan Protothema.gr”.

Lajme të tjera |  Partia e Lirisë mbledh Komisionin për Diasporën, Blushi zbulon porosinë e Metës nga qelia

”Washington Post‘ shkruan se deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e gardës, teksa Berisha nuk pranoi të merrte fjalën në parlament.

“Partia Socialiste në pushtet mban 74 nga 140 vendet në legjislaturën kombëtare të Shqipërisë dhe 75 ligjvënës ranë dakord të plotësojnë një kërkesë nga prokurorët për t’i hequr Berishës imunitetin e tij parlamentar. Votimi i së enjtes u hap rrugë prokurorëve të kërkojnë lejen e gjykatës për ta vënë Berishën në arrest në burg ose arrest shtëpie”, shkruan media e njohur.

“Associated Press” gjithashtu shkruan se me mungesën e opozitës në Parlament, nuk pati asnjë votë kundër heqjes së imunitetit të Berishës.

Ndërsa, newsbeast.gr shkruan se Berisha tani përballet me dy mundësi: t’i caktohet masa e paraburgimit ose të vendoset në arrest shtëpie.

Lajme të tjera |  Kryemadhi kundërshton masën e sigurisë, pritet dorëzimi i ankimimit edhe nga Meta

Sot, Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e Berishës dhe kërkesa u miratua me 75 vota pro. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa munguan deputetët e Bashës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës u mblodhën në protestë para Kuvendit, të cilën e përshëndeti shkurtimisht edhe ish-kryeministri. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us