Armando Dobra është përfolur shumë në media sa i përket një kalimi që do të ishte një hap përpara në karrierë për të.
23-vjeçari që po luan pas sulmuesit kryesor, ka shënuar 8 gola në këtë sezon në League Tëo në Angli
Por trajneri i Chesterfield, Cook, ka treguar edhe njëherë besimin e tij të madh te shqiptari duke e kërkuar të paktën deri në fundin e këtij sezoni. “Për momentin, Armando Dobra ndodhet në autobus me ne.
Ai ka gjithçka që unë dua në futboll, e luan ndeshjen ashtu sic mua më pëlqen që të luhet futbolli. Ka pafund cilësi dhe golat e tij e tregojnë këtë. E di që një ditë do të largohet, por po mendoja se do të ishte më mirë që të na dërgojë njëherë atje ku ne duam, për sa kohë vazhdon në këtë formë fantastike”, tha trajneri.