Mediat greke: Çfarë treguan masat e policisë në shoqërimin e Belerit

Pjesëmarrja e Fredi Belerit në varrimin e gjyshes së tij në Himarë u zhvillua nën një mbikqyrje të rreptë policore. Pamjet e policëve që tërheqin kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës kanë shkuar deri në Greqi dhe media greke Kathimerini ka bërë një interpretim të ngjarjes. Së pari, sipas gazetarëve grekë shoqërimi i Belerit nga forca të shumta policie tregon se Rama nuk do të tërhiqet nga burgosja e fituesit të Himarës.

Masat e marra dukeshin si “për dikë të dënuar rëndshëm me burg”, shkruan gazeta, që lexon sinjalet e qeverisë si më poshtë: “Sido që të jetë, sjellja e policisë shqiptare tregoi një përpjekje për të dhënë sinjalin se qeveria e Tiranës nuk do të bëjë asnjë lëshim në rastin e Belerit, i cili akuzohet për ryshfet votash në masën 340 euro”.
Gjithsesi shpresa e grekëve është që pamjet të shihen edhe nga ata që po i bëjnë presion Greqisë të mos e pengojë hapjen e kapitujve të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Për sa i përket çështjes më të gjerë në lidhje me Belerin dhe perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin Athina po kërcënon ta pengojë, funerali në Himarë i dha një goditje të madhe çështjes së qeverisë shqiptare, pasi pamjet u bënë të disponueshme edhe për të gjithë ata që po i bëjnë presion Greqisë për të mos ndjekur çështjen” shkruan media greke.

Fredi Beleri u arrestua nga forcat operacionale natën e 12 Majit, dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Pas fitores së Himarës ai ka kërkuar leje të betohet, por gjykata ia ka mohuar. Presioni i fortë i Greqisë dhe bllokimi i procesit të integrimit nuk e ka ndryshuar qëndrimin e qeverisë shqiptare që po përgatit emërimin e një administratori për Himarën.

Lajme të tjera |  Tragjedi në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë! E mitura ndërron jetë në spital

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us