“Pritja e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj homologes së tij italiane, Giorgia Meloni ishte spektakolare”.
Kështu e nis artikullin e saj prestigjozja greke, “Protothema”, lidhur me atë çfarë sot ndodhi në Tiranën ku “zbarkoi” Europa.
Ndonëse shiu binte “rrëke” ky fakt nuk e ndaloi kryeministrin Rama që të priste liderët europianë ashtu si dhe ai dëshironte.
Një nga momentet më epike, që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave jashtë trojeve shqiptare ishte takimi i Melonit dhe Ramës, ku ky fundit e priti kryeministren italiane duke iu ulur në gjunjë.
Ky episod është shkëputur nga grekët dhe italianët të cilët i kanë bashkangjitur edhe komentit e Melonit pas këtij gjesti të homologut të saj shqiptar. Me nota humori ajo tha: “Edi ndalo…Po e bën këtë që të jetë i gjatë sa unë”.
Një tjetër detaj i cili është komentuar nga media greke është dhe ylli në atletet e kryeministrit Rama.
“Pritja u mbajt jashtë, por në shi, duke bërë që shumë njerëz vunë re atletet e Edi Ramës, të cilat, sipas vëzhguesve, do të ishin protagoniste në lajmet jopolitike”, thuhet më tej në artikull e “Protothemës”.