Mediat greke: Pavarësisht ‘kërcënimit’ të Gjermanisë, Greqia i tha ‘jo’ Shqipërisë

Pas ‘përplasjes’ të kryeministrit grek me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, Kyriakos Mitsotakis postoi në rrjetet e tij sociale një foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Qëndrimi i Gjermanisë pasi Greqia bllokoi hapjen e kapitujve me BE-në për Shqipërinë është parë si kërcënim për vendin helen.

Kryeministri grek dërgoi mesazhe të qarta nga Brukseli, në lidhje me çështjen e zgjerimit, shkruan Protothema. Në veçanti Mitsotakis i dërgoi një mesazh Edi Ramës, i cili theksoi se mund të ketë progres në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë, me kushtin: Të ketë progres në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Në artikullin e ‘Protothema’ thuhet se kryeministri grek synon që për Belerin të sigurohet që të vazhdojë gjykimi i drejtë në respekt të prezumimit të pafajësisë. Kryeministri grek në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe se e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është thelbi i procesit të anëtarësimit.

Greqia u bë pengesë për Shqipërinë duke mos firmosur hapjen e kapitujve, për shkak të çështjes Beleri, në samitin e mbajtur në Bruksel mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dy ditë më parë. Kryebashkiaku i  zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet prej shtatë muajsh në paraburgim me akuzën për “korrupsion aktiv” për shit-blerje votash.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us